Shtyrja e qirave për prillin dhe majin, Komisioni i Ligjeve miraton Aktin Normativ të qeverisë

schedule11:54 - 14 Prill, 2020

schedule 11:54 - 14 Prill, 2020

Komisionit të Ligjeve këtë të martë është mbledhur për të shqyrtuar aktet normative të qeverisë për COVID 19 dhe ashpërsimin e Kodit Penal për këtë çështje

Komisioni ka miratuar Aktin Normativ të qeverisë për shtyrjen e qerave në për prillin dhe majin.

Deputetja e Partisë Demokratike Klotilda Ferhati, është shprehur se nuk pengohet shtetit që të hyjë në marrëdhëniet mes qeradhënësit dhe qeramarrësit.

Gjatë diskutimeve për këtë akt deputeti demokrat Alban Zeneli theksoi se me këtë akt ndërhyhet te marrëdhëniet mes privatëve, për këtë kërkon sqarim nga Ministria e Financave dhe e Drejtësisë, e jo nga ajo e Shëndetësisë.

Andi Përmeti, deputet i Bindjes Demokratike ka thënë se shtyrja e qirave me dy muaj mund të bëhet vetem me solidaritet të qytetarëve.

“Shtyrja dy e muaj e qerasë mund të arrihet vetëm solidaritet mes qytetarëve, nuk kanë nevojë për ndërhyrjen tonë. Është me e lehtë ta zgjidhin ata mes tyre sesa tu themi na ka urdhëruar Kryeministri etj,etj. Këtë shqiptarët e bëjnë mirë vetë pa qenë nëvoja të merrni ju meritat e propagandës”, tha Përmeti.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së Adnor Shameti, ka deklaruar se nuk një vendim i tillë nuk duhet lënë në dorë të palëve, pasi duhet të shmangen konfliktet. Nuk po falen as nuk po shmangen detyrimet e kontratave të qerasë, vetëm ngrihen dhe shtyhen në kohë. Shmangim traumat sociale.

Votojnë kundër deputetët e opozitës parlamentare, Andi Përmeti, Alban Zeneli dhe Korab Lita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!