Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyrja e padisë së kryeministrit/ Avokati Petraj: Pezullimi i Ballukut është antikushtetues

schedule18:36 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 18:36 - 5 Dhjetor, 2025

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, avokati Edmond Petraj tha se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku është antikushtetuese.

Gjithashtu gjatë intervistës, shtoi se mazhoranca sot duhet të rregullojë të gjithë kuadrin ligjor.

“Procedura penale ka prekur një terren që nuk e ka në tagër. Ne nuk mund të prekim dikë që ka funksion Kushtetues. Dhe emërimi dhe shkarkimi i një ministri e ka të shkruar Kushtetuta. Pika e ministrit në këto raste quhet funksionar publik. Ata e kanë bërë gabimisht. Nuk kanë arritur ta shqyrtojnë drejt, nuk janë thelluar. Sot mazhoranca duhet të rregullojë të gjithë kuadrin ligjor. Duhet ndërhyrë. Duhet të jepet një vendim i drejtë”, tha Petraj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!