Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut shtyu seancën për gjuhën shqipe, dhe vendosi për organizimin e një seance përgatitore.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska propozoi për seancë përgatitore në të cilën ekspertë profesorë, por edhe parti politike të debatojne dhe të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me Ligjin për Gjuhët. Ky propozim u votua pro nga 5 anëtarë dhe vetëm një kundër, vote e cila ishte nga vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.
Lidhur me këtë është diskutuar në “Ballkan Update”, ku ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi deklaroi se gjuha shqipe është një e drejtë kushtetuese për të gjithë popullsinë. Ai ka theksuar se gjithë kjo situatë e krijuar në Maqedoninë e Veriut po bëhet për ‘show’,
“Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë në një seancë ku do të diskutohet me ekspertë dhe përfaqësues të partive politike, rreth kësaj çështje. Ata të cilët dolën në deklarata këto dy ditë më shumë e kishin për show se sa për të mbrojtur gjuhën shqipe dhe më shumë e kishin që të mbrojnë funksionarë të tjerë që në këtë kohë janë zhytur në korrupsion dhe të krijojnë një destabilizim, apo të dalin në rrugë siç pati skenare të tilla para 1 apo 2 muajve, ku tentuan që të krijojnë incidente të ndryshme ndëretnike dhe të çojnë vendin në një destabilizim. Fatmirësisht, ai veprim u eliminua dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë një vendim kundër kushtetueshmërisë.
Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE kanë thënë që do ja lënë Gjykatës Kushtetuese që të vendos sa i përket ligjit të gjuhëve. Por është qartë në Kushtetutë që gjithë popullsia ka të drejtën e gjuhës së saj. Gjithë ky show që bëhet është që të krijohet një tollovi. E dini që jo më pak se dy ditë nga SHBA është shpallur non grada ish kryeministri”, tha ai./abcnews.al