Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shpjegoi në një deklaratë për mediat se përse u shty sot në Konferencën e Kryetarëve ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.
Balla shpjegoi edhe një herë, se shtyrja u bë me konsensus që objekti i hetimit të diskutohet në Kuvend dhe më pas te miratohen. Taulant Balla tha se në vijim do të diskutohet me opozitën parlamentare për objekti e punës, për të gjetur edhe një konsensus për ato që janë propozuar.
Gjithashtu, ai u shpreh se numri i anëtarëve nuk duhet të jetë aq i madh, pasi komisionet hetimore funksionojë më mirë me një numër më të vogël anëtarësh.
“Ndërkohë që duhet t’u lëmë hapësirë edhe deputetëve që nuk bëjnë pjesë në grupet parlamentare. Petrit Vasili ka kërkuar që të jetë pjesë e komisionit për zgjedhjet e 25 prillit.”
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së falënderoi edhe deputetët e opozitës që ranë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Ndërsa, i pyetur nëse kanë nisur negociatat me opozitën për ndryshimet kushtetuese, Balla tha se nevoja është që bisedimet dhe puna të nisin sa më shpejt. /abcnews.al/