Avokati Edmond Petraj thotë se shtyrja e hetimeve për Ilir Metën, bëhet për të pasur më shumë informacion në lidhje me dosjet ku është i përfshirë.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se duhet të ketë qëndrueshmëri në lidhje me akuzat ndaj Metës.
“Qëndrimi i Berishës për SPAK dihen. Dosjet për ish presidentin duan vëmendje, duan mbrojtje profesionale. Zoti Meta duhet ta marrë më seriozisht pjesën e dosjeve për të cilat akuzohet. Shtyrja e hetimeve, mund të ketë pjesë të marrjes së letër porisive për lobimin, mbase pjesa e CEZ DIA, ku lidhet pjesa e presidentit, janë disa dosje, kanë filluar të jenë pritshmëritë që të faktojnë disi pjesën e zotit Meta. Dosjet dhe hetimet që janë shtyer, janë për të pasur qëndrueshmëri të standardit të organit të akuzës. Më duket normale që të shtyhen hetimet,”, theksoi ai./abcnews.al