“Shtyrja e hapjes së kampeve i përket Italisë”, Rama: Ne ofruam vetëm tokën. Problem, funksionimi me burokracitë italiane dhe të BE-së

schedule08:12 - 24 Maj, 2024

schedule 08:12 - 24 Maj, 2024

Në një intervistë për median Italiane La Republica Kryeministri Shqiptar Edi Rama  ka shprehur rezervat e tij sa I përket proceduarave që ndjek Bashkimin Europian mbi trajtimin e çështjeve të azilit për emigrantët  ndërsa ka folur edhe për marrëveshjen mes Tiranës dhe Romës Zyrtare për ngritjen e dy kampeve për stehimin e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Rama komentoi shtyrjen e ndërtimit të këtyre dy kampeve që duhet të ishin gati më 20 maj duke thënë se e gjitha kjo është përgjegjësi e shtetit Italian dhe se Shqipëria ka bërë punën e saj sa I përket kësaj çështjeje.

“Të gjitha këto janë punë të Italisë, Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë. Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Problemi është si do të funksionojnë këto qendra? Do të jetë shumë e vështirë sa i përket procedurave. Si do të menaxhohen 3000 persona në 28 ditë me burokracinë Italiane dhe rregullat europiane?”

Rama shtoi se procedurat e trajtimit të çështjeve të Azilit për emigrantët që do të tranferohen nga Italia për në Shqipëri do të përballen me një proces të zgjatur për shkak të apelimit të çështjeve të ndryshme, pasi gjithçka do të trajtohet bazuar në ligjin Italian dhe atë Europian.

Kryeministri Shqiptar shtoi se Italia mund të kishte bërë marrëveshje edhe me Tunizinë apo Libinë sa i përket ndërtimit të kampeve  ku do të strehoheshin emigrantët që mbërrin atje, por Rama deklaroi se diçka e tillë do të kishte kosto tejet të madhe për Italinë duke marrë parasysh sesa para janë në lojë për trafikimin e  emigrantëve në ato brigje.