Shtyrja e EURO 2020, klubet dhe ligat do paguajnë sa qimet e kokës

schedule08:22 - 17 Mars, 2020

schedule 08:22 - 17 Mars, 2020

Shtyrja e Euro 2020 mund të zyrtarizohet ditën e sotme, kur UEFA të mbajë një video-konferencë dhe të dalë me një qëndrim në lidhje me fatet e kompeticioneve evropiane për klube dhe kombëtare. Italia e ka kërkuar prej ditësh shtyrjen e Europianit, në mënyrë që të mbyllin kampionatet këtë verë.

TheAthletic raporton se UEFA mund ta marrë në konsideratë diçka të tillë, por ligat dhe klubet do ta vuajnë ekonomikisht diçka të tillë. Qeveria evropiane e futbollit thuhet se do të kërkojë nga ligat dhe klubet që të derdhin në arkat e saj rreth 275 milion sterlina.

Nuk dihet se si ligat dhe klubet do ia japin UEFA-s këtë shumë, por gjithçka mbetet të zbulohet në vijim. Sot është një ditë vendimtare për të mësuar më shumë mbi fatet e EURO 2020, Champions League dhe Europa League, si dhe për direktivat që UEFA do u japë federatave për kampionatet në çdo shtet. /abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!