Shtyrja e datës së zgjedhjeve të 2019-s, Kryemadhi: Presidenti ka të drejtë, e kërkoi Basha

schedule20:20 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 20:20 - 21 Dhjetor, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC ka konfirmuar atë që Presidenti Ilir Meta ka thënë në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjeve  lokale të 2019-ës.

Kryemadhi tha se kreu i shtetit ka të drejtë kur thotë se shtyrja e datës së zgjedhjeve është kërkuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Po ashtu, kryetarja e LSI  tha se forca politike që ajo drejton duhet t’i kishte dëgjuar vetë përfaqësuesit e kancelares gjermane Angela Merkel përpara se të pranonin që të digjnin mandatet.

Lexo edhe: Meta: Datën e zgjedhjeve e caktoi Basha e Bylykbashi në zyrën time, nëse doni ju jap pamjet

“Kam shumë arsye për të qenë shumë e qartë, për hir të vërtetës, Presidenti ka të drejtë. Ka qenë e vërtetë që shtyrja e datës së zgjedhjeve është kërkuar nga Basha. Ne pranuam për të djegur mandatet, duhet t’i dëgjonim vetë përfaqësuesit e Merkel, dhe jo të kishim Bashën.”

Kryemadhi theksoi se të gjithë e kanë të qartë, nga takimet bilaterale që janë bërë me partnerë strategjikë që djegia e mandateve u bë pas marrjes së indicieve të forta në këtë çështje po përfshihej Merkel.

Ndërsa, duke u ndalur tek çështja e inceneratorëve, e pyetur nga Jonida Shehu nëse beson te SPAK, Kryemadhi tha se eksperienca e ka mësuar që të ketë besim në Zot dhe në asgjë tjetër.

“Kjo është prova e drejtësisë shqiptare, e reformës në drejtësi që do të vendoste pikat mbi i, ka akoma shumë punë përpara. Basha ka besim te SPAK, unë jam e bindur që Basha ka besim te SPAK, por ajo që kam parë me sytë e mi në bashkëpunimit, unë sot si besoj më asnjeriu, vetëm Zotit. SPAK është në provë. Monika i ka provat, i dorëzoi një nga një, e vijon të bashkëpunojë me sistemi e drejtësisë…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!