Shtypni ballin tuaj për 60 sekonda dhe shikoni se çfarë ndodh

schedule14:10 - 25 Shkurt, 2022

schedule 14:10 - 25 Shkurt, 2022

Ka shumë teknika masazhi që mund të na relaksojnë. Problemi është se për shumicën na duhet shumë kohë, para dhe ndihma e një specialisti.

Për fat të mirë, ekziston një metodë e thjeshtë që ka efekte të dobishme në trup, pa pasur nevojë të shpenzoni para.

Me siguri e keni ndjerë ndonjëherë, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, se keni nevojë për një masazh mes vetullave.

Masazhi në këtë zonë përmirëson përqendrimin, ul tensionin, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe relakson sytë (sidomos nëse qëndroni ulur për shumë orë para kompjuterit).

Çfarë duhet të bëni?

Thjesht ushtroni butësisht presion në zonën midis vetullave, duke lëvizur gishtin lart për rreth 3 cm në një vijë vertikale. Shtypni këtë pikë për 45-60 sekonda. Nuk do të duhet të prisni gjatë për rezultatin.

Ekspertët shpjegojnë se ky proces “aktivizon një zonë të trurit e cila nga ana tjetër ndihmon në uljen e tensionit. Gjithashtu përmirëson pamjen e lëkurës, veçanërisht rreth syve dhe gojës, dhe ndihmon në procesin e rigjenerimit.”

Pra, nëse papritmas ndjeni një dhimbje koke ose sytë tuaj janë të lodhur pas një dite të vështirë, ju e dini se çfarë të bëni!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!