Shtylla kurrizore problem i madh, situata e yllit të Atleticos!

schedule13:59 - 14 Nëntor, 2019

schedule 13:59 - 14 Nëntor, 2019

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa mund të humbasë pjesën e mbëtur të këtij sezoni. Spanjolli ka probleme me qafën, konkretisht me pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore. Ai do ti nënshtrohet testeve të tjera, por nga rezultatet deri më tani, Diego nuk mund të luajë të paktën deri në prill.

Atletico në deklaratën që bëri ditën e djeshme, theksoi se nuk dihet akoma nëse sulmuesi do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas ‘AS’, 31-vjeçari vuan nga hernia dhe nëse sëmundja i prek nervin, atëherë situata komplikohet dhe koha e rikuperimit shtohet.

Atletico ndodhet momentalisht e treta në La Liga, por sulmi i madrilenëve nuk është në ditët e tij më të mira. Mungesa e Joao Felix dhe situata me pikëpytje e Diegos do ta detyrojnë trajnerin Simeone të jetë aktiv në merkaton e janarit. /abcnews.al