Shtyhet vendimi, Arbër Çekaj përplaset me togat e zeza në seance: Proces farse

schedule15:19 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:19 - 19 Shkurt, 2020

Arbër Cekaj nuk e degjoi sërish shqiptimin e gjyqtarëve për dënimin ndaj tij. Në seance ku shpresohej të paraqitej mbrojtja dhe të jepej vendimi për të.  Për akuzën e trafikimit të 613 kg kokainë nga Ekuadori, pronari i Abri Garden debatoi në salle me togat e zeza.

Ai u tha gjyqtarëve se janë të interesuar ta mbyllin sa më parë këtë proces farsë, pasi nëse do të ishte hetuar si duhet, siç u shpreh ai, sot do të ishte tjetërkush në burg.

Debati u ndoq edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Tiranë i thirrur ne seancë me kërkesë të Arber Çekajt për të monitoruar procesin.

Arbër Çekaj këmbëngul që operacioni është dekonspiruar dhe nuk i janë vënë në dispozicion një sërë provash, sic janë pamjet filmike të momentit kur është arrestuar Donaldo Lushaj.

Avokatët e Cekajt kërkuan shtyrjen e seancës duke pretenduar se njëra nga CD-të me bisedat e përgjuara në “Watssapp”, mes Arber Çekajt dhe Donaldo Lushajt, nuk hapet. Por, kryesuesja e seancës Danjela Shirka tha se kjo CD i është vënë në dispozicion prej kohesh palës mbrojtëse.

Gjithsesi gjykata vendosi t’i jepet e drejta palës mbrojtëse që kjo CD të hapet nga programet kompjuterike të Gjykatës.

Avokatët deklaruan gjithashtu se prokurori ka bërë kërkese në bllok për të treja akuzat, pa specifikuar vitet e denimit për secilën vepër penale. Ndëra prokurori Edvin Kondili sqaroi se për akuzen e grupit të struktuarar kriminal ka kërkuar 5 vite burg, për trafikim të drogës dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale ka kërkuar 16 vite burg.

Si përfundim, në bashkim të dënimeve, organi i akuzës ka kërkuar 21 vite burg për Arber Çekajn. Procesi gjyqësor në ngarkim të tre të pandehurve po zhvillohet me procedura të shkurtuara dhe atyre u ulet 1/3 e dënimit që do të vendosë gjykata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!