Shtyhet shorti për fletën e votimit/ Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste

schedule16:32 - 10 Prill, 2023

schedule 16:32 - 10 Prill, 2023

Kjo është Sara. Përgjegjësja e goglave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Erion Veliaj, Belind Këllici dhe kandidatë të tjerë të 11 bashkive, këtë të hënë i kishin sytë tek duart e saj.

Ata prisnin që KQZ t’i pajiste me numrin që do të kenë në fletën e votimit, dhe të fillonin menjëherë fushatën me këtë element identifikues.

Por Sara nuk i përzjeu goglat, madje iku bashkë me to, sepse shorti u anulua.

Me apelin që Komisioni i Sanksioneve dhe Kolegji Zgjedhor do ti mbyllin shpejt ankimet që janë në proces, Celibashi do të merret ndërkohë me ankesat për dekriminalizimin.

Që nga viti 2015 që është miratuar ligji i dekriminalizimit janë mbajtur 4 palë zgjedhje, por partitë nuk kanë nxjerrë mësime dhe sërish sjellin kandidatë me probleme. PS-së i janë sulmuar dy kandidatë, i Mallakastrës dhe i Kucoves, ndërsa Berishës i sulmohet kandidati i Shijakut.

Por KQZ nuk e ndan dot nëse këta emra janë në kundërshtim me ligjin, ndaj do të kërkojë hetim nga prokuroria. Po ashtu, do të verifikohen edhe 17 kandidatë për këshilltarë.  /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!