Seanca plenare e planifikuar për më 11 Korrik 2019, shtyhet më datë 18 Korrik 2019. Shkak për këtë shtyrje janë bërë komisionet parlamentare, të cilët ende nuk kanë mundur që të shqyrtojnë çështjet e planifikuara për rendin e dytës.
“Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare. Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit./abcnews.al