Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet seanca për Veliajn/ Bojkot i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, seanca e radhës më 21 tetor

schedule10:24 - 10 Tetor, 2025

schedule 10:24 - 10 Tetor, 2025

Pezullimi i punës për disa ditë pas vrasjes se Gjyqtarit Astrit Kalaja ka prekur edhe seancën gjyqesore ndaj Erion Veliajt që ishte parashikuar të mbahej këtë të premte.

Seanca e radhës për dosjen Veliaj nëse kalojë apo jo për gjykim, u vendos data 21 Tetor ora 9:00.

Veliaj do të përballet në gjykatë për 5 akuza të prokurorisë. Përveç akuzave për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli.

Veliajt i janë rënduar sërish pozitat penale pasi akuzohet edhe për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK i kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!