Shtyhet seanca për Malltezin, dhëndri i Berishës kërkon heqjen e sekuestrove të pasurive

schedule13:36 - 23 Nëntor, 2023

schedule 13:36 - 23 Nëntor, 2023

Është shtyrë seanca në Apel për kërkesën për heqjen e seiuestrove të pasurive të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca u shty për ditën e premte, 24 nëntor në orën 12:00.

Kjo për shkak se gjyqtarja tjetër, Emiliana Muca, po shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për përjashtimin e gjyqtares, Iliriana Olldashi, që kërkon ende kohë.

Muca ndodhet ende në dhomë këshillimi dhe nuk ka një afat se kur mund ta japë vendimin.

Jamarbër Malltezi, nëpërmjet avokatëve disa javë me parë iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për heqjen e sekuestros për pasuritë e tij. Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!