Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, kërkesat e të pandehurve

schedule12:26 - 22 Maj, 2023

schedule 12:26 - 22 Maj, 2023

Këtë të hënë është shtyrë seanca për inceneratorin e Fierit. Kjo seancë, nisi në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme dhe ishte e para sa i takon procesit në themel, pasi hetimet apo edhe gjykimi i zhvilluar më herët kanë qenë vetëm për blerësimet e masës së sigurisë, apo pretendimet e prokurorisë sa i takon personave të marrë të pandehur.

Gjykata e Posaçme shtyu seancën me argumentin për t’u njohur me kërkesat e avokatëve të të pandehurve. Seanca e rradhës u la në datën 29 maj në orën 10:00.

Gjykata kërkoi kohë që të shprehet në lidhje me kërkesen e bërë nga Arben Dervishaj, por dhe Regan Merdani për shpallje të mos kopetencës dhe kalimin e çështjes në Gykatën e Tiranës.

Ndërsa i pandehuri, Arenc Myrtezani kërkoi pavlefshmërinë e akt ekspertizave grafike dhe teknike të bërë nga prokuroria. Avokati i të pandehurit, Arber Denizi kërkoi që të pezullohet gjykimi pasi nuk ka marreë dijeni për procesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!