Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin ish-ministri Koka dhe Alqi Bllako

schedule10:18 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:18 - 14 Shtator, 2023

Këtë të enjte është vendosur sërish shtyrja e seancës gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se gjykata ka vendosur që seanca do të zhvillohet me 21 shtator në orën 09:30.

Sipas informacioneve mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e ish-ministrit Lefter Koka dhe ish sekretarit Alqi Bllako dhe mungesa e një prej avokatëve të kompanisë Integreatet Tecnology Service që do të realizonte mbrojtjen.

Ndërkohë kujtojmë se prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën organi i akuzes kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre.

Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!