Shtyhet seanca gjyqësore për “Toyota Yaris”

schedule11:02 - 22 Tetor, 2019

schedule 11:02 - 22 Tetor, 2019

Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris”, për shkak se nuk kanë marrë dijeni dy kushurinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të shpallur në kërkim. Avokatët thanë në seancë se ata nuk gjenden në vendin tonë por janë jashtë Shqipërisë.

Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani, Alban Mollaymeri të akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armbajtje pa leje.

Për ketë dosje po kryhet një hetim edhe nga prokuroria Belge. Po për këtë çështje ka dëshmuar më herët edhe Lideri i opozitës jashtëparlamentare Lulzim Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!