Shtyhet për herë të 7 nisja e procesit ndaj grupit të Shullazit

schedule12:57 - 23 Prill, 2019

schedule 12:57 - 23 Prill, 2019

Seanca gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit është shtyrë për herë të shtatë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Shkak u bë mos prania e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdanit, i cili nuk ishte njoftuar nga gjykata dhe kërkesa e të pandehurit Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Saida Dollani. Në sallë pati debat mes Blerim Shullazit dhe gjyqtares Dollani, Shullazi i tha që nuk duhet të më gjykoni ju.

Gjithashtu duke qene se janë ndryshuar dy gjyqtare nga trupa gjykuese ligji parashikon se procesi duhet të fillojë edhe njëherë nga e para dhe të pandehurit nuk ishin njoftuar për këtë ndryshime. Gjyqtari Femi Petku që kryesonte seancën u shkarkua nga KPK-ja, ndërsa Sokol Binaj nuk dihet perse është ndryshuar. Avokatët kanë kërkuar të informohen për ndryshimin e gjyqtarit Binaj, por trupa e re gjykuese është shprehur se duhet që të dorëzojnë kërkesë zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!