Shtyhet nisja e procesit gjyqësor për “Babalen”

schedule15:20 - 30 Maj, 2019

schedule 15:20 - 30 Maj, 2019

Gjykata Penale e Tiranës shtyn për në 11 Qershor nisjen e procesit gjyqësor për ish-Deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizotin, me arsyetimin se nuk ishin njoftuar sipas ligjit për seancën e 30 Majit. Oficerët e policisë gjyqësore i kishin njoftuar me celularë të pandehurit dhe jo me fletë thirrje. Ata akuzohen për kallëzim  të rreme lidhur me të ashtuquajturën dosja “Babale”. Gjyqtari Artan Gjermeni në këtë seancë do të vendoste nëse do të pranonte ose jo kërkesën për gjykim të shkurtuar të Fredi Alizotit, person ky që dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e publikuar nga partia Demokratike. Albert Veliu ose “Babalja” ndodhet në Belgjikë dhe ka kërkuar azil politik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!