Manchester City ishte përgatitur për të zbritur sot në fushë përballë West Ham, duel që do të niste në orën 17:30. Kjo sfidë nuk do të luhet ditën e sotme dhe është shtyrë.
Shkak është bërë moti i keq që ka pushtuar qytetin e Manchesterit. Për të siguruar lojtarët dhe tifozët e pranishëm në “Etihad Stadium”, Liga e futbollit anglez ka vendosur që kjo përballje të luhet një ditë tjetër.
“Cityzens” renditen në vend të dytë me 51 pikë, plot 22 pikë më pak se kryesuesit e Liverpoolit, ndërsa “Çekiçët” e David Moyes nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh në kampionat dhe renditen të tretët nga fundi. /abcnews.al
⚠ MATCH POSTPONED ⚠
Due to extreme and escalating weather conditions and in the interests of supporter and staff safety, today’s @premierleague match against West Ham has been postponed.
? #MCIWHU #ManCity pic.twitter.com/6tcPM4t5OM
— Manchester City (@ManCity) February 9, 2020