Shtyhet me një muaj afati i lidhjes së kontratave me ujësjellësin

schedule11:49 - 29 Janar, 2018

schedule 11:49 - 29 Janar, 2018

Qeveria shtyn edhe me një muaj afatin për legalizimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit për abonentët familjarë. Ka qenë ministri i energjitikës Damian Gjiknuri, që ka bërë të ditur se për shkak të fluksit të qytetarëve nëpër sportele, afati shtyhet deri më 28 shkurt.

“Ka fluks të paparë të qyetarëve. Qeveria gjen rastin t’u kërkojë bashkive që të zgjasin me një muaj afatin për konsumatorët familjarë për vetëdisiplinim, për t’u dhënë më shumë kohë për procesin. Deri në 28 shkurt qytetarët kanë kohë të vijojnë në mënyrë normale procesin”- theksoi Gjiknuri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!