Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

schedule10:44 - 4 Janar, 2021

schedule 10:44 - 4 Janar, 2021

Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku. DPRRTSH sqaron se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri.

Shtyrja e kolaudimit bëhet për shkak se gjatë 2020, pati bllokime qarkullimi. Po ashtu shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit. Shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet.

Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, pasi kanë kamata. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!