Shtyhen takimet me prezencë fizike në Forumin e Davosit

schedule14:16 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 14:16 - 20 Dhjetor, 2021

Takimet e radhës me prezencë fizike në Forumin Ekonomik Botëror, që zhvillohen në Davos të Zvicrës, janë shtyrë për shkak të rasteve të reja të infektimit me variantin Omicron të koronavirusit.

“Takimet vjetore ishte planifikuar që të zhvilloheshin më 17-21 janar 2022 në Davos. Tani ato janë planifikuar në fillim të verës”, kanë thënë organizatorët përmes një postimi më 20 dhjetor.

“Pjesëmarrësit do të kenë qasje në disa sesione që do të bashkojnë liderët botërorë në formatin online, për t’u fokusuar në zgjidhjen e sfidave më të mëdha në botë”, është thënë në deklaratë.

“Pavarësisht protokolleve të rrepta të sigurisë, përhapja e Omicronit dhe ndikimi në udhëtime, e kanë bërë të nevojshme shtyrjen”, kanë thënë organizatorët.

Forumi i fundit me prezencë fizike në Davos është mbajtur në janar të vitit të kaluar, pak para shpërthimit të pandemisë në Evropën Perëndimore.

Edicioni i këtij viti është mbajtur po ashtu në formatin online në muajin janar./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!