Shtyhen Karnavalet 2021 në Rio de Janeiro, shkak koronavirusi

schedule08:05 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:05 - 25 Shtator, 2020

Edicioni 2021 i Karnavaleve në Rio de Janeiro, i planifikuar për në shkurt, është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të përhapjes së koronavirusit në Brazil.

“Ngjarja duhet të shtyhet”, tha Jorge Castanheira, president i Lidhjes së Pavarur të Shkollave Samba të Rio de Janeiro, e cila organizon eventin.

“Ne nuk mund ta bëjmë atë në muajin shkurt. Shkollat ​​Samba nuk do të kishin kohën ose burime financiare, që të jenë gati deri në atë datë”, shtoi ai, shkruan tgcom24. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!