“Shtron” drekë në mes të përleshjeve, veprimi i të riut bëhet viral

schedule17:08 - 3 Korrik, 2023

schedule 17:08 - 3 Korrik, 2023

Sado e pabesueshme të tingëllojë, të enjten e kaluar në Francë, ndërsa protestuesit dhe policia u përleshën pas vrasjes së adoleshentit franko-algjerian Nahel nga zjarri i policisë, dikush regjistroi një skenë krejtësisht tjetër: një i ri i ulur në një cep dhe duke ngrënë drekën e tij sikur asgjë nuk po ndodh.

Videoja e personit duke shijuar drekën e tij, ndërkohë që rreth tij po ndodhin përleshje midis policisë dhe protestuesve, është bërë virale orën e fundit në Twitter.

Videoja e postuar ka mbledhur miliona shikime.

Është vërtet e çuditshme: nga njëra anë, protestuesit hedhin sende ndaj policëve të armatosur, në mes është ndezur zjarr dhe në këtë atmosferë të tensionuar, një i ri është ulur i pashqetësuar duke ngënë.

Megjithatë, ndjekësit në rrjetet sociale janë argëtuar me këtë skenë. Shumë njerëz kanë komentuar duke thënë se kjo është diçka normale në Francë ose askush nuk mund të ndërhyjë midis një francezi dhe “baugette-s” së tij.

@dailymail Man eats his sandwich as rioters and police clash in Nanterre ?? #fyp #franceriots #sandwich #france #priorities ♬ original sound – Daily Mail

 

/abcnews.al