Shtrohet Rruga “Besnik Hidri” në Njësinë 11

schedule13:44 - 29 Gusht, 2018

schedule 13:44 - 29 Gusht, 2018

Një tjetër rrugë e re i shtohet Tiranës. Bëhet fjalë për “Besnik Hidrin” në njësinë administrative numër 11. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se në të gjithë kryeqytetin 100 kantierë punë janë të hapura.

Standard të njëjtë si në qendër dhe në periferi premton kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për çdo investim të kryer.

Veliaj ishte në rrugën “Besnik Hidri” në zonën e Laprakës  e cila i është nënshtruar rikonstruskionit të plotë.

“Bregu i Lumit prek sot Njësinë 11, Njësinë 9, Njësinë 8 dhe Njësinë 4 e nëse viti i parë ishte viti i emergjencave, viti i dytë ishte viti i zonave qendrore të Tiranës, viti i tretë ishte viti i fshatrave, që lidhen me Tiranën, viti i katërt është viti i investimeve në periferi. Siç e shikoni, kemi kaluar pjesën më të madhe të gushtit në periferi. Duam që e gjithë zona e Bregut të Lumit, në të katër njësitë, të lidhet me Tiranën dhe të kenë të njëjtin standard si në ndriçim, si në infrastrukturë, si në fibra optike, si në kanalizim, si në ujë”.

Kryebashkiaku kërkoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e banorëve për mirëmbajtjen e investimeve, ndërsa siguroi se deri në fund të mandatit të parë investimet do të shtrihen në çdo lagje të kryeqytetit.

“Na duhet ta ruajmë këtë investim, që të kalojmë në një investim tjetër. Vitin e fundit të mandatit të parë do ta kalojmë të fokusuar tek periferitë. Në mënyrë proporcionale, në të gjithë territorin e Tiranës, të gjithë do prekin punën e bashkisë. Na mbetet t’i japim një sforco të fundit, deri në datën 17 shtator kur hapen shkollat, për të mbyllur infrastrukturën arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla, sidomos të rejat që hapen për herë të parë, dhe sigurisht duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që teksa kthehen nga pushimet, ne i japim dorën e fundit të asfaltit dhe sinjalistikës 100 kantiereve që kemi hapur në qytet”, tha Veliaj.

Rruga “Besnik Hidri” ndodhet në Njësinë administrative numer  11 dhe shtrihet në një zonë të zhvilluar pas viteve ’90. Ajo eshte pajisur me trotuare në të dyja krahët, ndriçim dhe sinjalistikë të nevojshme nderkohe janë kryer të gjitha punimet që kanë të bëjnë me rrjetin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!