Shtrohet në spital Mbreti i Norvegjisë, shkak një infeksion që mori në Malajzi

schedule08:55 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:55 - 28 Shkurt, 2024

Mbreti i Norvegjisë Harald V u shtrua në spital në Malajzi për shkak të një infeksioni që mori gjatë pushimeve.

“Madhëria e tij Mbreti u sëmur gjatë pushimeve të tij në Malajzi dhe u shtrua në spital me një infeksion atje”, tha familja mbretërore norvegjeze në një deklaratë.

Sakaq, në deklaratë theksohet se Mbreti 87-vjeçar Harald V ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor malajzian dhe norvegjez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!