Shtrenjtohen qiratë në Vlorë/ Çmimet nisin nga 250 euro, agjentet imobiliarë: Çmimet më të larta në zonat afër detit

schedule13:41 - 5 Shtator, 2023

schedule 13:41 - 5 Shtator, 2023

Kërkesat e larta për apartamente me qira kanë shtrenjtuar ndjeshëm çmimet në Vlorë.

Në qytetin bregdetar një apartament i vogël kushton 250 euro në muaj ndërsa në varësi të zonës çmimi mund të shkoj edhe në 700 euro.

Në zonat afër detit dhe ato në qendër çmimet janë të kripura më të lira apartamentet janë në periferi të qytetit.

Aldo Guna, agjent imobiliar thote se te larta gjate veres ishin edhe qiratë ditore.

Kthimi i një pjese të emigrantëve për të investuar në Shqipëri por edhe rritja e investimeve nga të huajt kanë ndikuar në rritjen e çmimit të qirave në tregun e pasurive të paluajtshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!