Shtrenjtimi i jetesës dyfishon të sëmurët me depresion

schedule16:25 - 10 Maj, 2022

schedule 16:25 - 10 Maj, 2022

Nga Ajgena Korbi 

Shtrenjtimi i jetesës është një tjetër faktor  pas pandemisë së Covid që ka shtuar problemet e shëndetit mendor tek qytetarët.  Vizitat tek mjeku tregon psikiatria Arjana Rreli janë dyfishuar.

“Vazhdojmë të përballemi me fluks të shtuar të vizitave. Shumica ankojnë pasojat e krizës ekonomike. Janë edhe raportet e ngarkuara brenda familjes po mbi shkakun e kësaj”.

Të rinjtë dhe personat në moshë të mesme janë ata që po shfaqin më tepër shqetësime. Problemet nisin me ankthin  e vijojnë me depresionin  dhe çrregullime të tjera të sjelljes.

“Fol hapur” është moto që shoqëron javën europiane të shëndetit mendor këtë vit.  Ndërsa  të qenit racional dhe të ushtruarit të aktivitetit fizik është këshilla që vjen nga psikiatria Arjana Rreli.

“Të mundohet të përshtate me këtë realitet, patjetër duke mos hequr dorë nga kërkesat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!