“Shtrëngimi i masave është dështim”, Ulqinaku: Besoj se ka ardhur mutacioni britanik në Shqipëri

schedule08:13 - 11 Shkurt, 2021

schedule 08:13 - 11 Shkurt, 2021

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka deklaruar se kufizimi i orarit deri në orën 20:00 si pasojë e masave anti-Covid është një dështim.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai u shpreh se e vetmja rrugëzgjidhje është mbyllja.

“Shtrëngimi i masave është dështim i joni. Ne mundohemi që me anë të këtyre shqiptarin ta bëjmë suedezë. Duke reduktuar me dy orë ne ulin mundësinë që të mos rrimë kaq gjatë në kafe. Në momentin që shtohen rastet, mbyllja është e vetmja rrugëzgjidhje”.

Më tej, Ulqinaku tha se beson se në Shqipëri ka ardhur mutacioni britanik.

“Unë si mjek besoj te vaksina kineze edhe ruse. Por nuk janë vendime të një mjeku të thjeshtë.

Nëse ka ardhur ky variant i ri, të rinjtë janë të prekur. Nuk është se sot ata janë më të pak të kujdesshëm se dje, janë njësoj. Unë besoj se ka ardhur mutacioni britanik, edhe e Afrikës mundet po nuk besoj”.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!