“Shtohet numri i thirrjeve tek 127”, Skender Brataj: Njerëzit po ndërgjegjësohen, kërkojnë informacion për simptomat

schedule18:09 - 10 Mars, 2020

schedule 18:09 - 10 Mars, 2020

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj është shprehur se është e rëndësishme që informacioni mbi rastet e infektuara apo të dyshuar me koronavirus duhet të jetë sa më transparent në mënyrë që të mos përhapet panik. Në studion e abcnews.al ai ka theksuar se ëstë e rëndësishme që informacioni i dhënë nga ne të jetë sa më i saktë dhe i plotë në mënyrë qëmediat të mos kenë mundësi që të shtojnë detaje mbi informacione që nuk janë zyrtare.

Gjithashtu ai ka deklaruar se thirrjet pranë 127 janë shtuar nga 1500 thirrje në 3027 thirrje menjëherë pasi janë konfirmuar dy rastet e para.

Numri ka mbërritur në 100 deri në 1100 thirrje në ditë nga 23 shkurti ku Italia u shfaq si zonë e kuqe ku u fut pjesa veriore në Itali dhe deri para dy ditësh ishte 1500 ndërsa nga konfirmimi i rasteve të para ka shkuar në 3027 thirrje në ditë. Njerëëzit për fat të mirë duket se po ndërgjegjësohen dhe po kërkon informacion. Në dispozicion të këtyre telefonatave janë vënë 16 mjek dhe 26 infermiere të cilët japin informacion në lidhje me çdo shqetësim që ka çdo qytetar. Për secilin telefonues mbahen shënimet përkatëse sipas protokollit, ku çdo person pyetet për histrikun e tij të udhëtimit”, tha doktori.


Pjesë nga biseda;

A keni personel që mund ta përballojë fluksin e telefonatave.

Ne sistem mund të përballojmë thirrjet mbi 5000 ose 5500 thirrje. Nese dita e parë pati një fluks telefonatash do të shikojmë dhe sot se sa do të shkojë numri pasi janë dhe ditët që shënojnë dhe fluksin më të madh dhe nëse është në këto shifra apo pak më shumë atëherë ne e përballojmë një situatë.

Si bëhet filtrimi i parë i personave që telefonojnë?

Marr në telefon dhe them se kam temperaturë, sekrecione, mungesë në frymëmarrje dhe hidhen tek modeli që është krijuar për koronavirusin. Tashmë e gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe dhe një person që vjen nga një vend i tillë brenda 14 ditësh ti mund të jesh mbartës i virusit dhe pse ndoshta nuk ka asnjë shenjë. Brenda 14 ditëve duhet të bëjë vetëizolimin, ajrosje ambienti, përdorim lëngjesh, dezifenktim ambienti, larje duarsh  dhe në dispozicion është numri i yurgjencës 127. Është një punë e madhe dhe nga ana e personelit mjekësor nuk ka asnjë kundërshtim shkoj ose jo.

Në cilin moment mjekët, infermierët dhe personeli ndihmës, i thuhet se duhet bërë tamponi?

Tamponi vendoset në rrënjët e gjuhës dhe në hunde. Nëse një person do të hyjë në një vend që është i përfshirë në zonën e rrezikut, ka tempreraturë prej 2-3 ditësh një temperaturë 38 dhe mungesë frymëmarrje atëherë do të njoftohet epimedologu i zonës. Duke parë kapacitetin e marrjes së thirrjeve Italia ka vënë një numër jeshil që mundësonte dhe numrin e lartë. Dhe ne ndaj vendosëm që të vendosnim 127 pasi i kishte kapacitetet për të përballuar fluksin. Ai është bërë për një numër prej 6 milionë banorësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!