Shtohet frika për terrorizëm në Itali/Arrestohet një egjiptian

schedule10:37 - 27 Mars, 2018

schedule 10:37 - 27 Mars, 2018

Policia italiane ka arrestuar një egjiptian në qytetin Foxha që akuzohet se është pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai ishte zbuluar nga hetuesit falë disa publikimeve në internet.

Frika për një sulm të mundshëm terrorist në Itali është më e madhe se kurrë, duke qenë në prag të festës së Pashkëve. Një operacion i fundit i zhvilluar nga njësitë speciale të anti-terrorit në Foxha, çoi në arrestimin e një 58-vjeçari me origjinë egjiptiane të natyralizuar si Italian. Idenditeti i tij nuk bëhet i ditur.

I dyshuari akuzohet se është pjesë e organizatës terroriste ISIS. Agjentët kanë kontrolluar shoqatën kulturore “Al Dawa” në qytetin puljez, të cilën e drejtonte egjiptiani. Mediat italiane bëjnë me dije se janë sekuestruar shumë materiale.

58-vjeçari, i cili mbante leksione feje për fëmijët në qëndrën kulturore islamike në Foxha, është zbuluar falë disa publikimeve në internet dhe nga kërkimet hetimore. Në total ndaj egjiptianit janë zhvilluar 3 bastisje, personale dhe në shtëpi, të kryera në nga policia e anti-terrorit. Megjithatë në raportimet e mediave italiane nuk thuhet se ai po përgatiste ndonjë sulm.

Ky zhvillim vjen disa ditë pas alarmit për një atentat të mundshëm në Romë që ishte dhënë nga ambasada italiane në Tunizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!