Shtohen zërat për Arnault te Milani, miliarderi “pikaset” në Itali

schedule15:40 - 11 Korrik, 2020

schedule 15:40 - 11 Korrik, 2020

Shumë po flitet për Milanin e sezonit të ardhshëm, ku asnjë nuk e ka vendin e sigurt. Duke filluar nga drejtori sportiv, Paolo Maldini, apo dhe trajneri Stefano Pioli. Me Ralf Rangnick gati për të marrë timonin e kuqezinjve, ende ka shumë pikëpytje për sa i përket presidencës së klubit.

Një nga emrat më të përmendur që mund të marë drejtimin e ‘’Djallit’’, është Bernard Arnault. Madje, ka rreth një vit se flitet se miliarderi është lidhur me Milanin, kur gazetari Fabio Ravezzani ngulmonte se Arnault ishte pranë klubit italian.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë në ditët e fundit, pasi francezi ndodhet në Itali. Sipas raportimit të ‘’Il Mattino’’, ka mbërritur në Itali me jahtin e tij luksoz që kushton plot 150 milionë euro. Ai për momentin po qëndron në Palinuro, por pyetja e vërtetë është nëse ai ka shkuar për pushime apo për biznes në Itali? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!