Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

schedule15:31 - 1 Korrik, 2025

schedule 15:31 - 1 Korrik, 2025

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin  ka shtuar  urgjencat pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.  Më  së shumti  pacientët kërkojnë  ndihmë për  shkak  të humbjes së  ndjenjave  dhe problemeve kardiake.  Rreziku kryesore sipas mjekëve vjen  nga dehidrimi  apo humbja e lëngjeve.

“I nxehti shkakton dehidrim. Djerësitje të theksuar. Mekanizëm  që mban të ulur temperaturën e  trupit por në mënyrë të shtuar humbet kripëra të domosdoshme për funksionim të mirë të organizimit.  Humbja  e ujit çon në tharje të lëkures, gojës dobësi dhe kur ekspozohemi edhe më shumë në të nxehtë arrijmë  gjendje konfuzioni  ose humbje koshience.”

Pini   ujë   edhe nëse nuk keni etje  është këshilla e mjekëve në këto ditë të nxehta. Kështu  mund të parandaloni  dehidrimin dhe humbjen e kriprave të nevojshme për të ruajtur  ekujlibrin në organizëm.  Ndërsa  ata që kanë probleme me zemrën  duhet të rishikojnë dozat e barnave.

“Te pacientët me sëmundje kardiake bëjnë hipotension , ndodh disletacioni I enëve të gjakut  që të djerësisim sa më shumë, të eleminojme nxehtësi,  çon në ulje të tensionit arterial se janë në terapi”

Atyre që po pushojnë në plazhe  mjekët ju sugjerojnë  të bëjnë  kujdes  dhe të mos futen  menjëherë në det pas qendrimit  të gjatë  në çadër.

“Ndryshimi i menjëherëshëm I temperaturës nga I nxehti  futesh në ujë shakton vazospazmë e arterieve koronare. Ndodhe spazma e arterieve koronare. Në atë moment të  futjes në ujë të ftohtë nëse ndodh ky ngushtim, I arterieve koranare me pasojë infarktin, ose kur  bën vdekje të papritur nga mbyllje e enëve të gjakut.

Normalisht ndodh tek personat që mund të kenë një sëmundje ndoshta të paditur, një ngushtim të arteries ose të rinj që konsumojnë lëndë narkotike persona të tjillë janë shumë të prirur.”

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë  mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat   të reduktojnë   lëvizjet në orët e pikut dhe të mundohen  të qëndrojnë në mjedise të freskëta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!