Nga Ema Shazivari
Ankthi, stresi, depresioni po i dërgon çdo ditë qytetarët në urgjencën e psikiatrisë. Vetëm në dy javët e para të muajit mars mbi 150 persona kanë kërkuar ndihmë të specializuar.
Mjekët psikiatër ngrenë shqetësimin se ka një rritje të këtyre urgjencave.
Pavarësisht kësaj, mjekja psikiatre në QSUT, Irena Thoma thotë për ABC se paragjykimi për sëmundjet e shëndetit mendor i frenon shumë njerëz për të kërkuar ndihmë.
Mjekët thonë se ndikim në shtimin e këtyre rasteve ka edhe kriza ekonomike me të cilën po përballen së fundmi./abcnews.al