Shtohen turistët në Theth/ Turistët: Vendi është zhvilluar, njerëzit shumë autentikë

schedule15:23 - 12 Shtator, 2024

schedule 15:23 - 12 Shtator, 2024

Ndonëse vjeshtë, Shqipëria nga veriu në jug vazhdon të presë turistë.

Të huajt të cilët kanë vizituar Thethin, këtë vit kanë qenë më të shumtë në numër.

Alpet i kanë befasuar, po aq kultura në zonat rurale dhe mikpritja e vendasve.

Mikpritësit janë të kënaqur me zhvillimin e turizmit por kërkojnë edhe më shumë vëmendje nga pushteti vendor.

Turistët nuk mungojnë as në Gjinar të Elbasanit.

Me vizitorët që shtohen çdo vit në këtë fshat turistik ka lindur nevoja për shtimi e bujtinave dhe strukturave të tjera akomoduese.

Jugu i vendit duket se nuk njeh pushim nga turistët.

Këtë fillim vjeshtë në Vlorë ka vizitorë nga shtete të ndryshme të Europës.

Preferojnë të pushojnë në këtë periudhë të vitit për qetësinë por edhe çmimet më të ulëta se ato të verës.

Sipas të dhënave zyrtare Shqipërinë deri në muajin korrik e kanë vizituar rreth 6.3 milionë turistë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!