Një tjetër shqiptar në Serie A. Sampdoria ka nënshkruar për 3 vite me një 17-vjeçar ditën e sotme. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Ardit Lika. I riu është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe ka debutuar me kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari.
La #Sampdoria ingaggia l’esterno offensivo mancino Ardit #Lika (classe 2004). Per il calciatore albanese contratto triennale. Operazione curata dall’avvocato Vincenzo Rispoli. #calciomercato pic.twitter.com/57R9QjbyU8
— Nicolò Schira (@NicoSchira) September 20, 2021
Ai ka luajtur titullar në një miqësore që Shqipëria U18 zhvilloi para pak kohës me Italinë U18. Lika, i cili luan në krahun e majtë, ka spikatur me Livorno U17. Tani ai bashkohet me Sampdorian dhe me shumë mundësi për momentin do të angazhohet me moshat e këtij klubi.
Me parë me Sampdorian ka luajtur edhe Giacomo Vrioni, pjesë e kombëtares së Shqipërisë, i cili është nën kontratë me Juventusin dhe për momentin luan në Austri me SWG Tirol në huazim. /abcnews.al