Shtohen rezervistët e ushtrisë/ Ligji i ri afron ushtarakët në lirim dhe rezervë

schedule15:13 - 7 Nëntor, 2024

schedule 15:13 - 7 Nëntor, 2024

Shqipëria do të forcojë ushtrinë. Rreth 2100 ish ushtarakë apo civilë do të jenë pjesë e forcës rezerviste brenda gjashtë vitesh.  Shqiptarët që duan të bëhen pjesë  e  saj  në këmbim të një page nuk duhet të jenë të dënuar  dhe për ushtar nuk duhet ti  kenë të kaluar 50 vjeç,  për nënoficer 55 vjeç dhe  për officer 60 vjeç.

” Targeti  i parë i  pesonave që synon ky ligj janë ushtarëkë në lirim ose rezervë, është kontigjent më i trajnuar dhe I specializuar. Kategoria tjetër ushtarakë që kanë dalë me vullnetin e tyre.  E hapur është thirrja dhe për të gjithë individët etjerë në Republikën e Shqipërisë që plotësojnë kriteret.  Pranohen dhe ata me dy nënshtetësi. Nëqoftëse ka qënë ushtarak aktiv  me parë do të mbajë gradën në të cilën ka dalë në lirim.”

Projektligji ka kaluar në Këshillin e Ministrave, por ende pa u miratuar në Parlament në këtë pikë rekrutimi për ushtarët aktivë  në qendër të Tiranës   ka nisur interesimi dhe nga ata që duan të bëhen rezervistë të ushtrisë shqiptare.

“Ka shumë ish ushtarakë të cilët kanë dalë në rezerë për arsye të ndryshme, por kur kanë dëgjuar për kthimin e ligjit të rezervistëve që të gjithë do të kenë një mundësi për të punuar pranë  Forcave të Armatosura,  ata kanë ardhur e kanë shfaqur interes pas reformave rritja e pagave e trajtimet që janë bërë për ushtarakët.”

Rezervistët do të  përbëjnë rreth 25% të forcës aktive e cila aktualisht ka nga rreth 6 mijë ushtarakë e pritet të shtohet më tej.  Por pse Shqipëria  vendosi të shtojë kapacitetet e mbrojtjes?

“Forcat e Armatosura kanë pësuar trasformime për të pëmbushur deyrimet e Aleancës. Kontribun në mënyrë të drejpërdrejt në rritjen e kapacitetit të Forcave të Armatosura,  në rritjen e operacionalitetit dhe përgjigjën ndaj sfidave të  brendshme si emergjencave civile dhe të sigurisë rajonale. Dihet dhe ndikimi  i luftës Rusi- Ukrainë ka bërë që çdo shtet të ndjejë efektin e  rritjes së sigursë në strukturat e tyre dhe ka marrë masat.”

 Shërbimi ushtarak rezervist  zgjat  nga 14 deri në 45 ditë në vit. Kostoja fillestare e aktivizimit të rezervistëve parashikohet  1.5 miliardë lekë ndërsa kosto mesatare për një afat 40 ditor në vit  parashikohet 826 milionë lekë.  Shmangia e ushtarakut  nga detyrimet dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 50.000 lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!