Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shtohen rastet në Greqi, 31 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite

schedule18:16 - 18 Mars, 2020

schedule 18:16 - 18 Mars, 2020

Rastet e reja janë komunikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit dhe profesori i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras.

Kështu, numri total i të sëmurëve më Covid-19 në vend shkon në 418. Sipas Tsiodras nga ky numër 64 raste konsiderohen si “jetime”.

Në total, në spitale me Covid-19 ndodhen të shtruar 79 pacientë, prej të cilëve 13 ndodhen në kujdes intensiv dhe marrin frymë me anë të tubave. Mosha mesatare e personave të intubuar është 70-vjeç. Në total, në shtetin fqinj janë ekzaminuar 6,000 kampione.



Të paktën 14 pacientë janë shëruar dhe nxjerrë nga spitali. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!