Shtohen rastet në Angli, qeveria pritet të urdhërojë mbylljen e shkollave për një muaj

schedule10:53 - 12 Mars, 2020

schedule 10:53 - 12 Mars, 2020

Britania e Madhe numëron 456 raste të konfirmuara.  Kryeministri i vendit Boris Johnson pritet që të mbajë një mbledhje urgjente për të diskutuar planin dhe masat që do vazhdojnë të merren për menaxhimin e përhapjes së virusit.

Johnson dot ë mblidhet me komitetin Cobra më vonë gjatë ditës ndërsa pritet që Anglia të kalojë nga faza e “përmbajtjes” së sëmundjes në fazan e “ndalimit të përhapjes”.

Edhe pse shkalla e masave që do të merren në vazhdim mbetet për t’u konfirmuar, ministrat deri më tani kanë sygjeruar që njerëzit të punojnë nga shtëpia dhe ndërsa për ata që kanë shqetësime shëndetësore të vetë-karantinohen.

Sipas mediave vendase, ekziston mundësia që qeveria të urdhërojë mbylljen e shkollave për të paktën një muaj.

Presioni mbi vendimet e Boris Johnson për menaxhimin e krizës rritet edhe më shumë pasi SHBA-të njoftuan se dot të ndalohet hyrja e personave që vijnë nga Evropa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!