Shtohen pacientët me viruset respiratore në “Infektiv”, Çomo: E konstatuam tek një 16-vjeçar

schedule16:29 - 15 Janar, 2023

schedule 16:29 - 15 Janar, 2023

Nga Ajgena Korbi,

Komplikacionet nga gripi po shtojnë urgjencat dhe shtrimet në spital.

Në shërbimin “Infektiv” në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i cili  pas rikonstruksionit nuk është më vetëm një spital Covid, tre javët e fundit paraqiten 100 deri në 150 të sëmurë në 24 orë.

 “Situata  paraqitet me numër të shtuar pacientësh në shërbimin “Infektiv” ku dominojnë pacientët me grip dhe janë kryesisht mosha të reja. Pacientët që kanë infeksione të sistemit nervor qendror siç janë meningitet apo encefalitet, pacientë që kanë prekje të mushkërive kryesisht nga gripi”

Shefja e shërbimit Najada Çomo tregon se  një pjesë e pacientëve që kanë nevojë për shtrim në spital janë në moshë të re.

Temperatura e lartë që  nuk thyhet nga barnat e zakonshëm,  ka gjendje të fikti,  pafuqi, prekje të mushkërive të zemrës këto e bëjnë një moshë te re nga 16 deri 35 -40 vje të  paraqiten në urgjencë. Një pjesë mjekohen dhe kthehen në shtëpi, një pjesë vijojnë tek mjeku i familjes, një pjesë padiskutim që shtrohen në spital.”

Ndërsa virusi sincicial ose RSV që prek rrugët e frymëmarrjes, karakteristik për moshat pediatrike është konstatuar dhe tek më të rriturit.

“Një 16 vjeçar që erdhi në situatë të rënduar në mënyrë të papritur, me prekje të mushkërive dhe sistemit nervor qendror i cili u intubua brenda disa orëve në spital dhe nga diskutimi i pare mund të ishte grip me atë prekje të mushkërive nga analizat e ishp rezultoi me virurisn respirator sincincial i cili per hirë të së vërtetës nuk është se prek mosha e rritura, duke qene sapo kaluar moshen adolesheten kaloi sitatë të rendë por sot eshte ekstubuar djali sot eshtë në situatë shumë të mirë

Të shtruarit me Covid në “Infektiv” javët e fundit  kanë qenë të pakët.  Ende në vendin tonë nuk ka sinjale për praninë e varianteve të “Omicron” që kanë rënduar situatën në Kinë, por shefja e shërbimit Infektiv  thotë se as Shqipëria nuk është e mbrojtur.

“Janë viruse respiratore me transmetueshmëri të lartë 

Do vije momenti kur dhe Europa dhe rajoni jone do te ketë shtim rastesh padisktim

Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid të vaksionohen. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj gripit të vijojnë të vaksinohen.”

Viruset e rrugëve të frymëmarrjes në qarkullim kanë vënë në vështirësi spitalet në disa prej vende europiane  ndërsa shumë shtete kanë kthyer testimet për Covid ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina. Në Shqipëri Komiteti Teknik i Ekspertëve  javë më parë tha se situata është nën kontroll dhe nuk vendosi kufizime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!