Bayern Munich përballet nesër me PSG-në në çerekfinalen e parë të Champions League mes tyre. Trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Robert Leëandoëski, ndërkohë që së fundmi te kampionët në fuqi të këtij kompeticioni janë shtuar mungesat.
“Marco Roca është dëmtuar të dielën dhe do të mundojë në ndeshjen kundër PSG. Probleme ka shfaqur edhe Serge Gnabry, i cili ka dhimbje fyti. Edhe ai ka të ngjarë të mungojë nesër”, u shpreh Flick në konferencën për shtyp.
Më tej ai flet për skuadrën e tij dhe rivalët: “Jemi më kompakt kohët e fundit, po përpiqemi të mbyllim hapësirat. Duam ta bëjmë diçka të tillë edhe nesër. Me zotërimin e topin duam të jemi në pozicione të mira, në mënyrë që ta vendosim PSG nën presion.
PSG ka një mbrojtje të qëndrueshme, një portier të mirë dhe natyrisht shumë cilësi në sulm. Ne duhet të lëmë sa më pak hapësira dhe të jemi të kujdesshëm mes linjave. Këto janë detyrat që duhet t’i zbatojmë nesër”.
Në vend të Lewandowskit mund të luajë Choupo-Moting, i cili në verë kaloi nga PSG te Bayern Munich. Trajneri Hansi Flick e vlerësoi sulmuesin: “Choupo është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai i tregoi cilësitë e tij në Leipzig. Ai është gjithashtu i rëndësishëm në ekip, pasi është edhe një djalë i mirë. Ne jemi të lumtur që e kemi pjesë të ekipit tonë”. /abcnews.al