Pas konfliktit të ndodhur pak ditë më parë, drejtuesit e Fakultetit Ekonomik në Tiranë kanë shtuar masat e sigurisë për hyrjen e studentëve në auditore.
Pas konfliktit, shtohen masat e sigurisë për studentët në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Studentët që janë transferuar në ambientet e përkohshme tek ish-mensa e Qytetit Studenti dhe auditorët e godinës “Liria” do futen në mësim vetëm me Kartën e Studentit. Administratori i Fakultetit Ekonomik, Ermal Haxhiaj shpjegon vendimin e marrë për rritjen e masave të sigurisë.
Së shpejti në këtë fakultet parashikohet të implementohet edhe sistemi i check-init për rreth 5 mijë student.
Pasditen e së hënës në ambientet e Fakultetit Ekonomik u konfliktuan një grup studentësh me dy të rinj nga jashtë. Por, edhe pse policia i ka identifikuar autorët e konfliktit, nuk ka bërë ende arrestimin e tyre. /abcnews.al