Shtohen investimet në aeroporte/ Balluku: Presim rritje të fluturimeve me 10 për qind

schedule14:13 - 2 Maj, 2024

schedule 14:13 - 2 Maj, 2024

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka rritur kapacitetet për pritjen e turistëve.

Nga Kuvendi zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, theksoi se gjatë këtij viti pritet një rritje e konsiderueshme e fluturimeve në vendin tonë.

Ndërkohë që në fund të vitit parashikohet mbyllja e punimeve për Aeroportin e Vlorës.

Brenda pak javësh do të hapet gara ndërkombëtare për Aeroportin e Gjirokastrës, e cila do i japë zhvillim turizmit në jug.

Për të mbështetur zhvillimin e aviacionit civil zv.kryeministrja tha se në vend do të ngrihet një akademi për të nxjerrë profesionistë.

Në parlament u diskutuan ndryshimet në projektligjin për AlbControl, të cilat Balluku i cilësoi të rëndësishme për menaxhimin e zhvillimeve të fundit në Aviacionin Civil./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!