Në Greqinë fqinje janë konfirmuar 21 raste të reja koronavirus. Shifrat janë njoftuar mbrëmjen e së shtunës.
Sipas raportimeve, nga rastet e konfirmuara, 13 janë në prefekturën e Akias dhe Ilias, 7 në prefekturën e Atikës si dhe një në prefekturën e Euboea-s.
Kështu, numri i personave të infektuar me koronavirus në total shkon 66 dhe të gjithë thuhet të jenë me origjinë greke. Nga këta, 51 persona ishin kthyer nga Izraeli dhe Egjipti.
Një nga të infektuarit ndodhet në spital me një pneumoni të rëndë ndërsa të gjithë të tjerët ndodhen jashtë rrezikun për jetën. Nga të sëmurët, 22 ndodhen të shtruar në Atika, Selanik dhe Petra ndërsa 43 të tjerë janë vetë-izoluar në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë të dhënat e publikuara ditën e sotme nga Italia tregojnë që numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar tashmë në 5,883, brenda ditës janë shtuar 1,247 raste ndërsa kanë ndërruar jetë 233 persona. /abcnews.al/