Policia në Vlorë ka intesifikuar kontrollet në qytet. Futja e qytetit bregdetar ne hartën e qyteteve me Ccovid-19 dhe shtimi i rasteve ka shtuar kontrollet edhe nga policia.
Drejtori i policisë së qarkut Vlorë Artion Duka ka konfirmuar se kontrollet janë shtuar kryesisht në bare dhe ambiente publike ndërsa qytetarëve u është kërkuar respektim i masave anti-Covid.
Duka ka theksuar se policia ka listën dhe emrat e personave të infektuar në Vlorë të cilët janë nën monitorim.
Vlora është me e riskuar aktualisht pasi janë disa vatra infeksioni. Duka ka theksuar se kontrollet do të vijojnë ndërsa nuk do të lejohet asnjë grumbullim i çfarë do lloji. Duke kërkuar edhe nga qytetare respektim të të gjitha masave. /abcnews.al/