Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtimi i rasteve me Covid-19, India rifut mbi 13 milion banorë në karantinë

schedule15:54 - 14 Korrik, 2020

schedule 15:54 - 14 Korrik, 2020

India ka rifutur në karantinë Bangalore, qendrën e teknologjisë së lart në vend. Vendimi vjen pas rritjes së mëtejshme të rasteve me Covid-19.

Pasi vendosi një nga karantinat më strikte në botë nga fundi i marsit, India ka filluar gradualisht të lehtësojë kufizimet për të minimizuar impaktin e madh ekonomik.

Por rastet e reja vijojnë të shtohen, ndërsa të hënën numëroheshin mbi 900,000 raste dhe gati 24,000 viktima.

Shumë eskpertë në vend kanë paralajmëruar se situata duket të jetë kritike.

Bangalore, është shtëpia e më shumë se 13 milion banorëve, dhe është bërë tashmë një tjetër pikë e nxehtë infeksioni në vend. Karantina 7 ditore në qytetin jugor pritet të nisë ditën e sotme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!