Shtimi i korsive të biçikletave në rrugët e kryeqytetit ka shtuar problemet me qarkullimin e automjeteve duke pakësuar edhe vendet e parkimit. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, duhet një studim i mirëfilltë për korsitë e biçikletave dhe parkingjeve për të shmagur kaosin me trafikun.
Vitet e fundit në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm korsitë e biçikletave në shumicën e zonave, por kjo ka pakësuar vendparkimet për automjetet. Ekspertët rrugorë shprehen se duhet të ketë një studim të mirëfilltë sa i përket korsive të biçikletave dhe parkingjeve, qofshin ato me pagese apo falas.
Korsitë e biçikletave në kryeqytet u vijnë në ndihmë atyre që zgjedhin të pedalojnë, por nga ana tjetër stërmundojnë drejtuesit e mjeteve për të gjetur parking
Edhe specialistët rrugorë shprehen se për të parkuar në kryeqytet si me pagesë apo pa pagesë po kthehet në një sfidë
Specialistët theksojnë se një problematikë që lidhet me parkimin është edhe tarifa, e cila duhet të jetë e përshtatur në bazë të kohës së qendrimit
Sinjalistika që orienton drejtuesit e mjeteve se ku mund të gjejnë vendparkimi, duhet të jetë e vendosur nëpër akset kryesore që të krijoje më shumë lehtësira
Sipas ekspertëve rrugorë për të ofruar lehtësi për një vendparkim, institucionet përgjegjëse duhet të kthejnë në parkingje publike edhe bodrumet e pallateve. /ABC news Albania 24/7