Shtimi i aksidenteve/ Blendi Gonxhja: Edukimi rrugor të kthehet në prioritet kombëtar

schedule19:19 - 3 Prill, 2023

schedule 19:19 - 3 Prill, 2023

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja thotë se edukimi rrugor duhet të kthehet në prioritet kombëtar, për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve edhe nga këmbësorët.

Në një intervistë për ABC News, Gonxhja u shpreh se lëvizshmëria është një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë të përditshme dhe për të garantuar sigurinë, duhet bashkëpunim institucional, por edhe ndërgjegjësimi i shoqërisë.

“Ky është një problem, është një problematikë. Nuk po them fenomen, por një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë të përditshme. Është lëvizshmëria e sigurt që nuk mund të zgjidhet dot pa një bashkëpunim, jo vetëm institicional, por pa një ndërgjegjësim të plotë të shoqërisë, pa një vënie në rend kryesor të një qeverie që ikën edhe vjen, pa adresuar këtë gjë me fonde, pa i dhënë rëndësinë e duhur që në familje, shoqëri, lagje, shkollë dhe pa e kthyer në një prioritet kombëtar.

Pse kjo? Edhe sikur nga pikëpamja ekonomike, në kuptimin e një familjeje, Shqipëria, vetëm në vitin 2022, mendohet që ka pasur një kosto prej 403 milionë dollarë nga pasojat e aksidenteve rrugore, socio-ekonomike, këtu është e përfshirë gjithçka brenda”, theksoi ai./abnews.al